“Healing” trend apo proces i vërtetë?
Kohët e fundit po e dëgjojm fjalën “healing” kudo. Në TikTok, Instagram, libra… të gjithë po flasin për të. Dhe shpesh lind pyetja: a është vërtet një proces i thellë apo thjesht një trend që po kalon?
“Healing” shpesh paraqitet si diçka e bukur dhe e qetë si p.sh journaling, qirinj aromatikë, rutina të pastra, energji pozitive. Dhe po, këto mund të ndihmojnë. Por realiteti është shumë më kompleks se kaq.
Healing nuk është gjithmonë i lehtë. Nuk është vetëm të ndihesh mirë. Shpesh është pikërisht e kundërta. Është momenti kur përballesh me gjëra që i ke shtyrë për një kohë të gjatë. Është kur fillon të kuptosh pse reagon në mënyra të caktuara, pse disa situata të prekin më shumë seç duhet. Është një proces ku fillon të lidhësh të kaluarën me të tashmen.
Dhe e vërteta është që nuk është linear. Ka ditë kur duket sikur gjithçka po shkon mirë, dhe pastaj papritur rikthehen ndjenja të vjetra. Kjo mund të jetë zhgënjyese, por nuk do të thotë që nuk ka progres. Do të thotë që procesi është real.
Rrjetet sociale shpesh e romantizojnë këtë ide. E bëjnë të duket “aesthetic”, e bukur dhe e rregullt. Por healing mund të jetë i çrregullt, i lodhshëm dhe ndonjëherë i dhimbshëm. Është të ndihesh i humbur, të reflektosh shumë, të përballesh me emocione që nuk janë të lehta për t’u mbajtur.
Megjithatë, kjo nuk e bën atë më pak të vlefshëm. Përkundrazi, kjo është ajo që e bën real.
Healing nuk është trend. Është një proces personal, i thellë dhe i ndryshëm për secilin. Nuk ka një mënyrë perfekte për ta bërë. Nuk ka afat kohor. Ka vetëm hapa të vegjël, ndonjëherë të padukshëm, që të çojnë drejt një versioni më të vetëdijshëm të vetes.
Ndoshta healing nuk është të bëhesh “perfekt”. Ndoshta është thjesht të mësosh ta pranosh veten ashtu siç je me gjithë të kaluarën, emocionet dhe historinë tënde.
Dhe ndoshta, kjo është forma më e vërtetë e shërimit.
Comments
Post a Comment